Ish-ylli i Sheffield Wednesday dhe Leeds United, Carlton Palmer, u shtrua në spital të dielën pasi pësoi një sulm në zemër gjatë vrapimit në gjysmëmaratonën e Sheffield, njofton DailyMail
Palmer, i cili po mblidhte para për një numër organizatash bamirësie, u ankua për probleme me zemrën në kilometrin e parë gjatë maratonës.
57-vjeçarit iu desh të shkonte në spital pas garës, ku iu nënshtrua disa testeve mjekësore.
Në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, Palmer bëri një postim në rrjetin social, Twitter për të treguar gjendjen e tij shëndetësore.
“Thjesht për t’i bërë të ditur të gjithëve se jam mirë, duke qëndruar në spital për disa teste, zemra sërish më shqetësoi në kilometrin e parë të vrapimit, por unë arrita të përfundoj garën” – shkroi ai në Twitter.