Ish-futbollisti: Cristiano Ronaldo po luan me disa idiotë

Ish-futbollisti: Cristiano Ronaldo po luan me disa idiotë

Ish futbollisti, Dean Saunders doli në mbrojtje të Cristiano Ronaldos dhe i quajti disa nga shokët e skuadrës së sulmuesit portugez si “idiotë”, pas kritikave që i janë nënshtruar.

CR7 nuk ka shënuar në pesë ndeshje radhazi dhe është cilësuar nga shumë komentues si arsyeja e dështimit të Manchester United.

Megjithatë, për Saunders të pandehurit janë të ndryshëm.

“Nëse Ronaldo do të pyetej se me cilët mesfushorët më të këqij ka luajtur, përgjigja nuk do të ishte larg nga Fred dhe McTominay. Njerëzit i drejtojnë gishtin, por ai po luan me disa idiotë. Ata nuk janë në të njëjtën gjatësi vale”, tha ai për TalkSPORT.

Related Articles