Ish-futbollisti i Dritës rrihet nga tifozët maqedonas, kjo është arsyeja

Ish-futbollisti i Dritës rrihet nga tifozët maqedonas, kjo është arsyeja

Skuadra e Vardarit që sezonin e ri do të luajë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, po vazhdon përgatitjet.

Por, një skenë skandaloze ka ndodhur në stërvitjen e fundit, ku nga informacione jo zyrtare thuhet se Vlladica Brdarovski ka qenë i sulmuar nga ana e tifozëve “Komitët”.

Sipas asaj që mësohet, kryesori i tifozëve është futur në stërvitjen e futbollistëve të Vardarit dhe ka goditur Brdarovskin si shkak i asaj që viteve të fundit, mbrojtësi i djathtë veshi fanellën e Shkupit. 

Kujtojmë që mbrojtësi ka mbrojtur edhe ngjyrat e skudrës gjilanase, FC Drita.

Related Articles