Ish-lojtari i Evertonit dhe tani lojtari i FC Zürich, Shani Tarashaj ka aderuar zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Të dielën me datë 27 qershor janë mbajtur zgjedhjet në nëndegën e PDK-së në Zürich. Takimi është hapur nga anëtari i kryesisë së nëndegës, Sejdi Haliti i cili ka përcjellur një telegram që i ka dërguar kësaj nëndege, drejtori i departamentit për diasporën në PDK, Elmi Reçica.
Në mbledhje u zgjedh kryesia e re e nëndegës së PDK’së në Zürich, ku kryetar i saj është vendosur Shaip Kadriaj. Anëtarët e kryesisë të zgjedhur janë edhe: Korab Haziri, Tush Prenaj, Sejdi Haliti, Bujar Beqiraj, Milazim Thaqi, Gani Mataj.
Kryetari i zgjedhur Shaip Kadriaj ka pasur edhe një fjalë rasti pas zgjedhjes.
“I falënderoj të githë anëtarët e PDK’së në Zürich për besimin e dhënë si dhe i uroj sukses kryesisë së re”, ka thënë Kadriaj.
Vlen të ceket që në PDK ka arritur një super aderim. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Evertonit, Shani Tarashaj.
Tarashaj i cili luan në FC Zürich e që më parë ka luajtur në Bundesliga tek Eintracht Frankfurt dhe për kombëtaren e Zvicrës, është zyrtarisht anëtari më i ri i PDK’së.