Përpos Nexhat Dumnicës, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka mundësi të sfidohet edhe nga një emër i madh i futbollit kosovar.
Ish-futbollisti i famshëm kosovar me përvojë ndërkombëtare, Kujtim Shala nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për të parin e shtëpisë së futbollit kosovar.
Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Dinamo Zagrebit mendon se është koha që të bëhen ndryshime dhe avancim i futbollit kosovar dhe ai është i gatshëm ta japë kontributin e tij për këtë.
“A do të kandidoj për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës? Është një numër i madh që më pyesin: Pse Kujtim nuk po kandidon? Po e mendoj kandidimin tim!”, ka thënë fillimisht Shala në një bisedë me “Bota Sot”, tw cilwn e ka shpwrndarw nw profilin e tij.
Me të në krye, Shala insiston se Federata e Futbollit do të bëhej shembull dhe se futbolli i këtushëm do të ecte përpara me hapa të mëdhenj.
“Ka ardhur koha të mendojmë për të mirën e futbollit të Kosovës. Kosova është industri e futbollit, ne nuk jemi Gjibraltar e as San Marino, ne jemi diku afër të fuqishmëve”, nënvizoi ai.
“A do të kandidoj? Do ta mendoj këtë punë. Ka kohë që e kam një presion nga dashamirët e futbollit, që kërkojnë të jem në krye të FFK-së. Nëse do të jem, iu garantoj se FFK do të jetë një shembull jo vetëm i rajonit. Ende nuk kam vendosur asgjë, po e mendoj. Faleminderit për të gjithë ata që më duan në krye të FFK-së dhe që vazhdimisht më pyesin pse nuk po kandidoj, që më thonë se aty e kam vendin. Të shohim”, ka përfunduar Shala.
Ai konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të Kosovës.
Ai ka luajtur ndër të tjera tek Liria e Prizrenit, Partizani i Beogradit, Prishtina, Dinamo Zagreb dhe në klubet franceze dhe ato gjermane. Shala gjithashtu, ishte edhe pjesë e Kombëtares së Kroacisë.
Kujtojmë që gjatë mandatit të Ademit, disa herë pati kërkesa për kuvend të jashtëzakonshëm për shkak të parregullsive të mëdha te apostrofuara disa herë në FFK, përfshirë edhe perfoljet rreth ‘konfliktit’ mes kryetarit Agim Ademi dhe sekretarit Eroll Salihu, kohë me parë