Profesoresha Nevenka Tromp ka folur për skenarët e mundshëm lidhur me vendimin përfundimtar të Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Në një intervistë për Klan Kosovën, Tromp ka përmendur tri mundësi për vendimin final. Sipas saj, skenari i parë është që të katër të lirohen, i dyti që të gjithë të shpallen fajtorë për ndonjë vepër, ndërsa skenari i tretë është që disa prej tyre të lirohen dhe disa të dënohen.
“Siç ju kam thënë disa herë, janë tri skenarë. I pari është që të gjithë do të lirohen. Skenari i dytë është që të gjithë prej tyre do të dënohen për diçka. Dhe skenari i tretë është që disa prej tyre do të dënohen, disa prej tyre do të lirohen”, ka deklaruar Tromp.
Ajo ka theksuar se, për momentin, të gjitha këto mundësi mbeten të hapura.
“Të gjithë skenarët janë të mundshëm”, ka thënë Tromp.
