Futbollisti, Keith Groeneveld u bë i njohur për lidhjen e tij me aktoren Adriana Matoshi, duke berë bujë tek publiku shqiptar.
Por lidhja e tyre nuk zgjati shume ku edhe u njoftua se ata i kanë ndarë rruget, por që me mirëkuptim nga ana e të dyve.
Keith së fundmi na ka prezantuar me nënën e tij.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram futbollisti uron të ëmën për ditëlindje duke ndarë edhe një fotografi krah saj.
“Urime ditëlindjen nënë”, shkruan ai teksa shfaqet i buzëqeshur pranë të ëmës.
Kujtojmë se muaj më parë, aktorja Adriana Matoshi dhe Keith i dhanë fund lidhjes.