Ismail Syla, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka komentuar fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, të cilin e mbajti para disa ditëve në Kuvend.
Ai ka thënë se fjalimi i Osmanit, ani pse i kishte 5468 fjalë, nuk ishte i plotë, duke dhënë edhe ide se si do të dukej një “fjalim i plotë” i shefes së shtetit.
“Fjalimi vjetor i presidentes Osmani përmban 5468 fjalë. Do të ishte i plotë po të përfshinte edhe këto 24 fjalë: – Shkeljen e Kushtetutës me rastin e shkarkimit të Valdete Dakës – Fshehjen e intervenimit kirurgjik në Turqi – Shtyrjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Sylës, pa ndërhyrje:
Fjalimi vjetor i presidentes Osmani përmban 5468 fjalë.
Do të ishte i plotë po të përfshinte edhe këto 24 fjalë:
– Shkeljen e Kushtetutës me rastin e shkarkimit të Valdete Dakës
– Fshehjen e intervenimit kirurgjik në Turqi
– Shtyrjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.
E, sa për bindjet e saj politike është e kotë që nga ajo të kërkohet t’i ndryshojë. Po të ishte Albin Kurti kundërshtar politik i saj, e po të shprehej me vargje të rimuara do të tingëllonte kështu disi:
Ndërrimi i bindjeve është operacion i ndërlikuar mendor
E keni të kotë: njeriu nuk mund të bëhet u-çë-kë me zor.