Ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se Kosova duhet të kërkojë nga NATO që KFOR-i bashkë me Policiën e Kosovës dhe EULEX-in të bëjnë “demilitarizimin e manastireve serbe në Kosovë”. Mustafa ka thënë se Serbia historikisth I ka përdorur manastiret për qëllime nacionaliste, siç e dëshmon edhe sulmi i fundit terrorist.
Ai thotë se armët që janë gjetur në Manastirin e Banjskës tregojnë se ai vend është shfrytzuar nga grupet terroriste të mbështetura nga Serbia.
Mustafa tutje ka thënë se KFOR-I duhet t’i çliroj manastiret nga bandat terroriste dhe armët.
Reagimi I plotë:
Kosova të kërkoj nga NATO
KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës,dhe EULEX-in të udhëheqë në inspektimin dhe të bëjë demilitarizimin e murgjeve (manastireve) serbe në Kosovë është një hap i rëndësishëm për sigurinë në rajon. Historikisht, Serbia ka përdorur manastiret për qëllime nacionaliste dhe, siç dëshmon sulmi i fundit terrorist, edhe për shërbime të këqija grupeve terroriste. Armët e gjetura në Manastirin e Banjskës tregojnë se ky vend është shfrytëzuar nga grupet terroriste, të cilat janë mbështetur nga Serbia.
KFOR-i duhet të veprojë menjëherë për të inspektuar të gjitha manastiret dhe për të çlirojë këto vendet të shenjta nga prania e armëve dhe bandave terroriste. Ky veprim do të rriste besimin dhe sigurinë e qytetarëve në Kosovë. Është koha që të gjitha pjesët e Kosovës të jenë të lira nga kërcënimi i terrorizmit.