Ish-komandanti i UÇK’së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, i ka dalë në mbështetje aktivistit, Rron Gjinovci, pasi ky i fundit bashkë me Dibran Hoxhën nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), u arrestuan nga Policia e Kosovës, për shkak të dyshimit se penguan profesorin universitar, Bujar Dugolli, në vendin e tij të punës.
Sipas Remit, kërkesa për cilësi profesionale tek qarqet akademike duket absurde, ngase as në mendje nuk do të duhej të na shkonte se në UP ka mashtrim, vjedhje intelektuale, tituj të pa qenë (rremë) deri te grupe që orientojnë këto devijime në Universitetin e Prishtinës.
Kësisoj, Mustafa, i cili ka qenë deputet i PDK-së, shkroi në rrjetin e tij social në Facebook se “përderisa Rron Gjinovci merret me çështje të tilla do ta ketë përkrahjen nga të gjithë”.