Ish kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës inkurajon Majlinda Kelmendin

Ish kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës inkurajon Majlinda Kelmendin

Kryetari paraprak i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka inkurajuar Majlinda Kelmendin pas eliminimit nga Olimpiada Tokyo 2020, si pasojë e një gabimi, që rezultoi me ndërprerje të duelit.

Në Olimpiadë, edhe legjendat e kalibrit të Majlindës, mund të mos fitojnë! Thjeshtë, “nuk e kanë ditën” dhe nuk fitojnë! Majlinda nuk fitoj por, në mendjen dhe zemrën e shqiptarëve dhe dashamirëve të xhudos nga mbarë bota mbetet Mbretëreshë e sportit!, ka shkruar Hasani.

Ai më tej i ka bërë një rikapitulim olimpiadës së mbajtur para 4 vitesh në Brazil:

“Majlinda në Olimpiadën e Rios (e para Olimpiadë për Republikën e Kosovës) mposhti çdo kundërshtare të saj dhe u stolisë me medaljen e Artë! Kjo fitore ishte lajmi i ditës dhe lajmi më senzacional për çdo TV botërore! Medalja e Artë e Majlindës, e arritur në Olimpiadën e Rios, e rradhiti Kosovën në mesin e 98 shteteve, që për 31 Olimpiada ia kanë dalur të fitojnë medalje të artë!”, ka shkruar mes tjerash Hasani.

POSTIMI:

Në Olimpiadë, edhe legjendat e kalibrit të Majlindës, mund të mos fitojnë!Thjeshtë, “nuk e kanë ditën” dhe nuk…Posted by Besim Hasani on Sunday, July 25, 2021

Related Articles