Në një postim në Twitter, Simmons ka thënë se kosovarët janë lodhur nga premtimet e pafundme.
Sipas tij, vetëm një veprim konkret për heqjen e vizave do ta rivendoste besimin në BE-në.
Simmons thotë se fjalët nuk mjaftojnë më.
“Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do të rivendosë besueshmërinë. Fjalët nuk mjaftojnë më”, ka shkruar Simmons.