Ish-shefi i hetuesve në polici, Rrahman Sylejmani ka kritikuar reagimin e policisë dhe raportin e tyre që ‘fshihte’ rrahjen brutale të tashmë të ndjerit, Lulzim Fejzullahu.
Sylejmani thotë se policia do të duhej të mbërrinte shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe të vendoste perimetrin e sigurisë.
“Në atë moment kur patrolla paraqitet në vendin e ngjarjes, ai duhet ta merr kontrollin e plotë në perimetër të gjerë dhe të ngushtë të vendit të ngjarjes. Ata e përcaktojnë dhe e rrethojnë vendin e ngjarjes që ta ndalojnë hyrjen, daljen dhe kontaminimin e gjurmëve…Normal e informojnë njësinë hetimore që duhet të përgatiten dhe bashkë me forenzikën të dalin në vendin e ngjarjes”
Ish-kryehetuesi thotë për lajmi.net se një orë është e madhe për të mbërritur aty. Sipas tij, policia duhej të mbërrinte për pesë minuta në vendin e ngjarjes.