Me vendim të Gjykatës së Qarkut të Sisakut, ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili po vuan dënimin në burgun e Lipovicës, është liruar me kusht.
Kjo është konfirmuar nga Gjykata e Qarkut në Sisak, dhe vendimi është marrë sot në një seancë të këshillit gjyqësor, raporton media kroate jutarnjilist.
Rikujtojmë se Ivo Sanader ishte dënuar me një dënim prej 18 vitesh burg. Deri tani, ai është parë edhe në Zagreb dhe në Kutina, duke përfituar nga lehtësitë që i ofron Ligji për Ekzekutimin e Dënimeve me Burg.
Sot në Gjykatën e Qarkut në Sisak u mbajt gjithashtu një seancë gjyqësore, në të cilën, sipas informacioneve të mediumit kroat, është vendosur se ish-kryeministri i plotëson kushtet për t’u liruar nga burgu para se të vuajë të gjithë dënimin.