Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Maqedoninë e Veriut.
Ish-kryeministri i Skocisë, Alex Salmond, vdiq pasi pësoi atak kardiak, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Salmond në momentin kritik po mbante fjalim gjatë një eventi atje.
Ai vdiq në moshën 69-vjeçare.
Politikani skocez po merrte pjesë në Forumin Kulturor Diplomatik në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Alex Salmond, ishte një nga politikanët ithtar i pavarësisë së Skocisë.
Më herët kishte postuar në rrjet komentin: “Skocia është një shtet, jo një konte e Britanisë”.
Kryeministri britanik Keir Starmer, e po ashtu edhe kryeministri aktual i Skocisë John Swinney, thanë se ishin “të shokuar e të trishtuar nga lajmi”.