Ish-mbrojtësi i Prishtinës transferohet në Shqipëri

Ish-mbrojtësi i Prishtinës transferohet në Shqipëri

Qendërmbrojtësi i Prishtinës që u largua me marrëveshje nga klubi gjatë afatit kalimtar dimëror, Sodiq Atanda, ka gjetur angazhim në Superioren shqiptare.

Atanda posa është prezantuar nga klubi i Superiores që gjatë stinorit të kaluar drejtohej nga Zekirija Ramadani, Egnatia.

Egnatia ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me Atandën, ndërsa ky i fundi i është bashkuar menjëherë ekipit duke shkuar drejt Maqedonisë Veriore, aty ku po mbahet faza përgatitore e skuadrës.

Related Articles