Ish-mesfushori i Argjentinës tashmë zyrtarisht trajner i Inter Miamit

Ish-mesfushori i Argjentinës tashmë zyrtarisht trajner i Inter Miamit

Tashmë është zyrtare se Javier Mascherano është trajneri i ri i Inter Miami-t.

Ish-mesfushori i Argjentinës, do të drejtojë ekipin e yjeve të Major League Soccer, ku luajnë ish-shokët e tij te Barcelona, Lionel Messi, Sergio Busquets, dhe Jordi Alba.

Ky emërim vjen pasi klubi u nda me trajnerin Tata Martino, pas një sezoni ku fituan Supporters’ Shield, mirëpo u eliminuan në MLS Cup Playoffs nga Atlanta United.

Mascherano ishte trajner i kombëtareve U20 dhe U23 të Argjentinës.

Ai drejtoi gjithashtu ekipin e meshkujve të Argjentinës në Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris, ku përfunduan të dytët në Grupin B dhe u eliminuan në çerekfinale nga Franca, që më pas përfundoi si nënkampione. /Gazeta Enigma

Related Articles