Ish-ministri Çollaku: Kurdo që ndodh liberalizimi, meritat i kanë shërbyesit civilë e qytetarët

Ish-ministri Çollaku: Kurdo që ndodh liberalizimi, meritat i kanë shërbyesit civilë e qytetarët

Ish-ministri i Integrimeve për liberalizimin e vizave, Bekim Çollaku, ka folur për çështjen se më 13 tetor pritet që në rend dite në Këshillin e Evropës të jetë pikërisht liberalizimi.

Ai tha se më së largu deri në fund të këtij viti, Këshilli i Evropës edhe në nivel të ministrave do të duhej ta merr vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën, teksa shtoi se meritat i takojnë shërbyesve civilë.

“Meritat i takojnë shërbyesve civilë të cilët kanë punuar në mënyrë konkrete për përmbushjen e kritereve teknike që nga viti 2012 deri më 2016 pasi që nga ajo kohë, Kosova s’ka pasur ndonjë kriter shtesë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave”, është shprehur Çollaku në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Përveç shërbyesve civilë, Çollaku tha se merita kanë edhe qytetarët e Kosovës të cilët sipas tij kanë treguar durim të paparë.

“Prandaj, meritat i takojnë këtyre shërbyesve por edhe qytetarëve të Kosovës të cilët kanë treguar një durim të paparë duke pritur për gjashtë vjet në kuadër të një izolimi të thellë që një vendim krejtësisht i merituar të vonojë kaq gjatë”, është shprehur Çollaku.

VIDEO:

Related Articles