Ish-ministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, së fundmi ka shkruar në lidhje me reagimin e QUINT-it, për qeverinë e Kosovës, shkruan GazetaEnigma.
QUINT ka kërkuar që Kosova ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit është parakusht për integrim në Këshillin e Evropës.
Kryeshefi ekzekutiv i MCC-së në Kosovë thotë se QUINT-i ka dërguar kërkesë e kahmotshme e tyre.
“Mënyra se si po e lexoj, dhe më besoni është e vetmja mënyrë për ta lexuar – aleatët tonë kyçë dhe të pazëvendësueshëm po thonë se zbatimi i vendimit përfundimtar të gjykatës së vitit 2016 për manastirin e Deçanit është “parakusht” për integrim në Këshillin e Evropës, NATO, etj. Një mesazh i fortë por që është kërkesë e kahmotshme”, ka shkruar Selimi.
Ndërkohë që shtetet e QUINT-it, kanë kërkaur nga Qeveria e Kosovës, të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tokën e Manastirit të Deçanit.
“Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhej në reagim nga QUINT.
/ GazetaEnigma