Ish-ministrja e Punëve të Jashtme: Kosova duhet të rikthejë me urgjencë Ministrinë e Integrimit Evropian

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme: Kosova duhet të rikthejë me urgjencë Ministrinë e Integrimit Evropian

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të formojë Ministrinë e Integrimeve Evropiane, sipas saj, kjo do të ndikojë në përmirësimin e rrugës euroatlantike të Kosovës.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, se Kosova e ka raportin jofunksional me BE-në për liberalizimin e vizave.

“Procesi i liberalizimit e definon saktë marrëdhënien jofunksionale të Kosovës me BE-në: shpërfillëse, të pabarabartë, dhe politike. Ndonëse me shumëfish më shumë kritere se vendet tjera rreth nesh, të vendosura në një marrëdhënie të qartë kontraktuale me BE-në, çështje kryesisht të natyrës teknike jo rrallë janë keqpërdorur nga BE për të kushtëzuar procese tërësisht politike në Kosovë”.

“Gabimi kryesor strategjik qëndron në faktin se portfolion e integrimit evropian e menaxhon i njëjti Zëvendës-Kryeministër i cili është përgjegjës për dialogun ’teknik’ me Serbinë. Andaj kjo Qeveri me vetëdije po lejon që të kushtëzohet njëri proces me tjetrin!”

“Kosova duhet të rikthejë me urgjencë Ministrinë e Integrimit Evropian, dhe të punojë intensivisht në agjendë serioze për avancimin e rrugës eurointegruese, një rrugë e pa-alternativë për Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

Related Articles