Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka shpërndarë një fotografi ku shihet se në dorë mbanë uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pacolli këtë fotografi e ka postuar pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në veriun e Kosovës, duke thënë se ky “dimër” don me marrë i rënd.
“Po don me na marr “dimër” i ranë, kurrë si dihet! Pak më janë vjetruar, po edhe i herë kryejnë punë”, ka shkruar ai.
Gjatë ditës së diele me thirrjen e Listës Serbe, qytetarët serb të Kosovës kanë mbajtur protestë në Mitrovicën e Veriut, e cila ka përfunduar e qetë.
Fjalimin e fundit në protestë e ka mbajtur kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Ai kërkoi paqe, por tha se serbët do të mbrohen. Bëri thirrje edhe për formimin e Asociacionit.
“Na i kanë marrë pronat. Mandatet janë tonat. Vendosmëria e jonë ishte që me dialog e marrëveshje të kemi jetë më të mirë me shqiptarët e boshnjakët”, tha Rakiq.