Ish-oficeri i KFOR-it Adde Clewlow, e ka komentuar ngjarjen tragjike që ndodhi të dielen në Banjskë të Zveçanit.
Ushtaraku britanik tha në Klan Kosova se ka mjaft fakte se e gjithë kjo u organizua nga Serbia.
“Do të ketë informata të inteligjencës në terren që do ta pasqyrojnë situatën shumë më saktë dhe këto informacione duhet të përdoren për të bërë presion ndaj Serbisë, nëse vërtetë ka bullnet pa ta bërë këtë”, tha ai.
Të dielen si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist, në veri u vra polici Afrim Bunjaku.
Ai u vra, pasi grupi terrorist shtiu në drejtim të njësive policore të cilët kishin shkuar për t’i larguar dy kamionë të cilët e kishin bllokuar rrugën.