Ish-oficeri britanik për Vuçiqin: Ka gënjyer, uniformat mund të blihen, por jo edhe armët

Ish-oficeri britanik për Vuçiqin: Ka gënjyer, uniformat mund të blihen, por jo edhe armët

Ish-oficeri i KFOR-it Adde Clewlow, e ka komentuar ngjarjen tragjike që ndodhi të dielen në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha në Klan Kosova se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka gënjyer kur kishte thënë se armët dhe uniformat janë blerë në treg.

“Unë gjithsesi nuk kam parë bomba dore, municion, duke u shitur aty haptazi”, theksoi ish-ushtaraku britanik.

Të dielen si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist, në veri u vra polici Afrim Bunjaku.

Ai u vra, pasi grupi terrorist shtiu në drejtim të njësive policore të cilët kishin shkuar për t’i larguar dy kamionë të cilët e kishin bllokuar rrugën.

Related Articles