Departamenti i Shtetit Amerikan, bëri të ditur se fundi se ka vënë ndryshime në kuadër të Listës së Zezë.
Përveç emrave nga Ballkani, të cilët ishin shtuar si pjesë e listës së zezë, SHBA, vendosi edhe të heq disa prej tyre që figuronin më parë.
Njëri ndër ta del të jetë edhe ish-pjesëtari i LKÇK-së, Sabit Gashi, i cili lajmin për largim nga kjo listë, e mirëpriti, madje duke bërë edhe një reagim në llogarinë e tij në facebook.
”Drejtësia vonon, por nuk harronSapo e mora një njoftim nga mjetet e informimit se jam hequr nga lista e përpiluar nga ish presidenti amerikan George W. Bush në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni , të ashtuquajtur si “Lista e Zezë”. Kjo është një dëshmi se kam qenë dhe jam i pa fajshëm”, shkruan ai./Gazeta Enigma/