“Edhe Zoti vajton për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë”, thotë Vladimir Markoviq.
Nuk ka mundur të durojë që një ditë të shkojë në varr, e bashkë me të, të varroset edhe e vërteta për krimet e kryera ndaj shqiptarëve, e për të cilat ishte dëshmitar. Ky është Vlladimir Markoviq, ish pjesëtar i policisë së Serbisë, i cili gjatë luftës në Kosovë, ishte dëshmitar i krimeve të kryera nga shteti i tij ndaj shqiptarëve.
Në intervistën ekskluzive për emisionin “Udhëve” në RTK, ai rrëfen krejt atë që ka parë. Në këtë intervistë të realizuar para një viti e gjysmë, nga gazetarja Ramize Murtezi-Shala, ky dëshmitar tregon edhe për varreza të tjera masive me trupa shqiptarësh në Serbi. “Edhe Zoti vajton për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë”, thotë Vladimir Markoviq.
Menjëherë pas kësaj interviste, ai ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Shtetit në Kosovë, por edhe në Serbi, sapo është kthyer, është marrë në pyetje nga shteti i tij. RTKlive e sjell të plotë intervistën e këtij dëshmitari, transmetuar sonte në emisionin “Udhëve” në RTK1.
RTK: Zotëri Markoviq, a mund të na thoni së pari se kush jeni ju?
Markoviq: Unë jam Vladimir Markoviq nga Varvarina (Serbi) polic i pensionuar dhe kam punuar në stacionin policor në Varvarinë.
RTK: Ku keni qenë gjatë kohës së luftës?
Markoviq: Gjatë kohës së luftës në vitin 1998-99 unë kam qenë në rrethinë të Suharekës dhe në Suharekë.
RTK: Çfarë pozite keni pasur aty?
Markoviq: Unë kam pasur pozitën e policit të rregullt, i cili u ka ardhur në ndihmë dhe kam punuar në sigurim për udhëzim të udhëtarëve, por në parim kjo ka qenë pjesë e punës dhe kam qenë në vende si roje në Shtëpinë e Mallrave në Suharekë, në “Hotelin Ballkan” në Suharekë në vendin e quajtur Biraq, në hyrje të Suharekës në drejtim të Duhlës.
RTK: Në cilën periudhë keni shërbyer dhe në cilat vende në Kosovë?
Markoviq: Në Kosovë kam qenë vitin 1999, atëherë kemi ardhur si ndihmë në vende të ndryshme të punës. Në Kosovë kam qenë 3-6 muaj, dhe më së shumti kam qëndruar në Prishtinë, Pejë, Klinë, Gjurakovc dhe Lipjan.
RTK: A është kërkuar prej juve që t’ju bashkëngjitni njësive të cilat kanë luftuar në rajonin ku ju keni shërbyer?
Markoviq: Unë nuk kam qenë pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë. Kam qenë pjesëtar i policisë që nga viti 1987, si të them, unë kam qenë polic i rregullt dhe nuk kam qenë në njësi speciale dhe as nuk kam marrë pjesë në asnjë aksion të armatosur dhe as diçka të tillë.
RTK: A keni parë diçka tjetër sa keni qenë aty?
Markoviq: Kam parë shumë vjedhje që kanë ndodhur dhe që janë vjedhur nga policët lokal. Unë kam qenë njëherë me komandantin tim Draganin Tartareviq nga Varvarina, dhe ai ka dashur të kryej një bastisje dhe na ka marrë neve disave dhe kemi pritur në një rrugë përballë SUP-it në një lagje, por nuk e di si quhet ajo lagje. Ai aty i ka parë disa vetura të policëve vendor, dhe kanë shkuar në atë lagje ku shqiptarët i kishin braktisur shtëpitë e tyre nga frika prej policisë serbe. Ne kemi qenë te një punëtori e mekanikut ashtu më kujtohet ka qenë një punëtori e mekanikut dhe ka qenë komandanti Tartareviq Dragan dhe ne disa polic. Komandanti i ka ndalur aty disa persona edhe pse unë i kam thënë që mos ta bëjë atë se nuk kemi dobi asgjë, por ai nuk më ka dëgjuar dhe i ka ndaluar aty. Së pari është ndaluar një pitzgauver dhe ata kanë thënë çfarë doni, e komandanti i ka pyetur çfarë po vozitin dhe ku kanë qenë? Ata i kanë thënë “lëvizni dhe shkoni në rrotë të samës e largohu prej rruge”. Në atë veturë sa kam mundur me pa, ka pasur mallra të ndryshme teknike, ka pasur televizorë, frigoriferë, dhe gjëra të tjera, kanë qenë 5-6 brenda në pitzgauver. Kështu që thjeshtë ata kanë bërë çfarë kanë dashur, nuk kanë pasur kontroll prej askujt, mendoj se edhe zyrtarët e lartë të tyre kanë qenë të përfshirë në këtë sepse nuk i kanë ndaluar dhe nuk kanë bërë asnjë gjë në lidhje me këtë.