Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale por edhe bashkëpunimin me shumë presidentë amerikanë.
Thaçi u shpreh se në emër të diçkaje fiktive, e shkëputën nga familja e ia morën vitet më të bukura të jetës.
“Jo nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të drejtë më shkëputën nga familja, me përjashtuan nga puna, m’i morën vitet më të bukura të jetës”, tha Thaçi.
Ish-kryeministri u shpreh se Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara nuk seruan rrëfimin e lëndës, teksa tregoi se gjatë punës së tij me disa administrata amerikane, që nga Clintoni i dytë e deri te Trumpi, ka pasur raporte të shkëlqyera.
“Perëndimi dhe SHBA-të nuk servuan rrëfimin e lëndës. Kam punuar me disa administrata amerikane, efektivisht në raporte të shkëlqyera. Nga Presidentet Klinton mandati i dytë 1996-20, Bush i Riu 2000-2008, Obama dhe Biden 2008-2016, Trump 2016-2020, në ngjarje dhe kohë të ndryshme në SHBA kam folur për Kosovën edhe me Presidentin Bush i Vjetër dhe XH. Karter”, tha ai.