Ish-presidenti i Brazilit shpallet fajtor për komplot të një grusht shteti

Ish-presidenti i Brazilit shpallet fajtor për komplot të një grusht shteti

Paneli i Gjykatës së Lartë të Brazilit ka vendosur me shumicë votash për të dënuar ish-Presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro për organizimin e një komploti për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, në një plan që sipas prokurorëve përfshinte vrasjen e presidentit të zgjedhur, për të mbajtur pushtetin, raporton CNN.

Vendimi në këtë rast historik u bë i qartë të enjten, kur gjyqtari i tretë i panelit prej pesë anëtarësh e shpalli Bolsonaro fajtor për të gjitha pesë akuzat që i ishin ngritur.

Bolsonaro është akuzuar për organizimin e një grushti shteti, përfshirjen në një organizatë kriminale të armatosur, përpjekjen për të hequr rendin demokratik të Brazilit me forcë, kryerjen e akteve të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike të mbrojtur gjatë pushtimit të ndërtesave qeveritare nga mbështetësit e tij më 8 janar 2023.

Prokurorët pretendojnë se një pjesë e komplotit të grushtit të shtetit përfshinte një plan për të përdorur eksplozivë, armë lufte ose helm për të vrarë Presidentin Luiz Inácio Lula da Silva, Zëvendëspresidentin Geraldo Alckmin dhe Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes, i cili mbikëqyrte gjyqin e Bolsonaro.

Bolsonaro dhe të tjerë të akuzuar në këtë gjyq kanë mohuar çdo faj.

Dëshmia kryesore kundër Bolsonaro-s ishte e fokusuar në mënyrën se si ai u përpoq të qëndronte në pushtet pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022 ndaj Lula da Silva. Policia federale tha se Bolsonaro kishte “njohuri të plotë” për një plan për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, për të ushtruar presion ndaj ushtrisë që të ndërhynte dhe madje për të krijuar një “zyrë paralelë të menaxhimit të krizës” për të drejtuar qeverinë.

Related Articles