Ish- presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli shfrytëzoi rrjetet sociale për t’u tallur me Interin.
Nerazzurrët fituan titullin e Italisë për herë të 20-të në historinë e tyre – pas triumfit në derbin e qytetit me Milanin 2-1.
Agnelli shkroi në Twitter: “16 maj 1982”.
Në këtë datë, bardhezinjtë u shpallën kampionë për herë të 20-të. Ata janë aktualisht skuadra me më së shumti trofe të kampionatit italian, pasi e kanë fituar titullin plot 36 herë.
XVI.V.MCMLXXXII
Fino alla fine…— Andrea Agnelli (@andagn) April 22, 2024