Ish – presidenti i Juventusit “ngacmon” Interin: Titullin e 20-të ne e kemi fituar në vitin 1982

Ish – presidenti i Juventusit “ngacmon” Interin: Titullin e 20-të ne e kemi fituar në vitin 1982

Ish- presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli shfrytëzoi rrjetet sociale për t’u tallur me Interin.

Nerazzurrët fituan titullin e Italisë për herë të 20-të në historinë e tyre – pas triumfit në derbin e qytetit me Milanin 2-1.

Agnelli shkroi në Twitter: “16 maj 1982”.

Në këtë datë, bardhezinjtë u shpallën kampionë për herë të 20-të. Ata janë aktualisht skuadra me më së shumti trofe të kampionatit italian, pasi e kanë fituar titullin plot 36 herë.

Related Articles