Koronavirusi ka lënë shumë persona me pasoja të tjerë në mushkëri duke bërë që të detyrohen të rikthehen në spital.
I tillë është edhe rasti i ish-presidentit shqiptar, Bujar Nishani, i cili është rikthyer në spital pasi kaloi koronavirusin duke pasur të nevojshme ndihmën mjekësore.
Abcnews.al mëson se Nishani është në spital me simptomat të post-COVID-it dhe ka shenja pneumonie në mushkëri.
Gjendja e tij është stabile dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve./Gazeta Enigma/