Ish-presidentja e vendit, Ahtifete Jahjaga, ka kaluar kohë me admiralin Stuart B.Munsch.
Ajo ka ndarë pamje nga darka me admiralin Munsch derisa tregon se e ka falënderuar për punën ndër vite të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe paqes në Kosovë.
”Një darkë shumë e mirë pune me mikun tim, Admiralin Stuart B. MUNSCH.
Falënderova Admiralin për punën ndër vite të KFOR- it si garantues të sigurisë dhe paqes në Kosovë”, është shprehur ajo. /Gazeta Enigma