Ish-punëtorët e Rilindjes sërish kërkojnë pagesën e 20%, paralajmërojnë grevë e protesta

Ish-punëtorët e Rilindjes sërish kërkojnë pagesën e 20%, paralajmërojnë grevë e protesta

Sindikata e gazetës “Rilindja” ka kërkuar pagesën e 20% nga Qeveria.



Ata kanë kërkuar edhe njohjen e stazhit për punën e bërë në gazetat “Rilindja” e “Bujku”.

Zeqir Bekolli nga kjo sindikatë tha se ata do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre, madje edhe mund të ushtrojnë padi ndaj Qeverisë.

Sipas tij, brenda Rilindjes kishte shtatë ndërmarrje, ku gjithsej janë rreth 218 punëtorë nuk po gëzojnë kontributin dhe pagesën prej 20 për qind.

Bekolli ka paralajmëruar se në rast të uljes së rasteve me COVID-19, ata do të dalin më protesta apo edhe do të mbajnë grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kurse Besim Kajtazi ish-punëtorë ka thënë se atyre po u bëhet një padrejtësi e madhe.

Related Articles