Ish-Sekretari Gjeneral i NATO-s: Me Kosovën u dëshmua që komuniteti ndërkombëtar mund të bëhet bashkë dhe të ndihmojë në çështje të tilla

Ish-Sekretari Gjeneral i NATO-s: Me Kosovën u dëshmua që komuniteti ndërkombëtar mund të bëhet bashkë dhe të ndihmojë në çështje të tilla

“Është fatkeqësi, por gjuhë tjetër përveç forcës ai s’merr vesh”.

Me fjalët e ish-ministrit britanik të mbrojtjes, Lord Robertson referuar Sllobodan Millosheviqit, e nis raportimin media britanike “Force News” që funksionon në kuadër të “British Forces Broadcasting Service” në një raportim të gjerë e të detajuar njëzet e pesë vjetorin e Çlirimit të Kosovës pas përfundimit të intervenimit humanitar të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Njëzet e pesë vjet më vonë “Force News” interviston Robertson-in, i cili qëndroi në Kosovë në nder të çlirimit të vendit.

“Unë për veten time jam krenar, ushtarët britanikë u kanë shpëtuar jetën këtyre njerëzve, shtëpitë…të ardhmen”, thotë ish-Sekretari Gjeneral i NATO-s, Robertson.

“Tash neve na duhet të ndërtojmë mbi këtë sukses, dhe të sigurohemi që Kosova të bëhet pjesë e rrjedhës kryesore të aktiviteteve evropiane dhe të bëhet sukses ekonomik”, vazhdon ai.

Politikani me prejardhje skoceze nga Mbretëria e Bashkuar kujton kohën kur – asokohe – 19 shtete aleate të NATO-s nisën fushatën ajrore kundër spastrimit etnik të Millosheviqit teksa rikujton edhe vendosmërinë e komunitetit ndërkombëtar.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jenë i përbashkuar dhe i vendosur; dhe përfundimisht edhe duhet të fitojë…Vendimi i parë që na u desht të merrnin është të nisnim një fushatë ajrore, bombardimi, pa një Rezolutë të Këshillit të Sigurimit”, tha ai.

“Pra, për 78 ishim të përfshirë në goditjen e caqeve në Kosovë dhe Serbi që të ndalnim spastrimin etnik që Sllobodan Millosheviqi po kryente atë kohë…Pra vetëm pas 78 ditësh ne ia dolëm t’i nxirrnim forcat serbe jashtë, vetëm atëherë ne futëm kontigjente britanike të ushtarëve”, shtoi ai.

Gjenerali Sir Nick Carter, ish-komandant i forcave paqembajtëse të NATO-s në Kosovës, në retrospektiv e sheh që “mesazhi pozitiv” që mund të merret nga Kosova është që komuniteti ndërkombëtar mund të përbashkohet.

“Me Kosovën u dëshmua që komuniteti ndërkombëtar mund të bëhet bashkë dhe të ndihmojë në çështje të tilla. Kjo mund të jetë mesazhi pozitiv për politikbërësit që t’ia mbushi mendjen vetes”, tha ai.

“Force News” vazhdon të raportojë se Mbretëria e Bashkuar do të kontribuojë me personel – 643 trupa sa ka tash – në misionin e KFOR-it “së paku deri në vitin 2025”.

Transmetuesi britanik i çështjeve ushtarake që përshijnë trupat të Mbretërisë së Bashkuar, në reportazh rikujton se që nga hyrja e trupave tokësore kanë vdekur rreth 20 trupa të misionit paqembajtës.

Aty vazhdon të raportohet për Trazirat e Marsit të 2004’ës, tensionet në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tensionet në vitin 2011 kur u vendosën doganat në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe – ku edhe u vra heroi kosovar, Enver Zymberi – e deri te sulmi paraushtarak dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar.

Related Articles