Ish-shefi i negociatave me Serbinë: Fyerjet e pështymjet për Asociacionin, Albini i përbiu për 8 orë

Ish-shefi i negociatave me Serbinë: Fyerjet e pështymjet për Asociacionin, Albini i përbiu për 8 orë

8 orë iu deshën Albin Kurtit për t`i “hëngër” të gjitha aksionet, fyerjet, sharjet, që i bëri nga 2013-a për gati 10 vjet në drejtim të atyre që pranuan nënshkrimin e Asociacionit.

Kështu e mat Avni Arifi, ish-shefi i bisedimeve me Serbinë – pjesën për themelimin e Asociacionit në kuadër të planit franko-gjerman, për të cilin më 18 mars u pajtua vetë kryeministri kosovar dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Krejt ato fyerjet, sharjet, pështymjet që i ka bërë Albin Kurti për një dekadë u desht për 8 orë me i përbi”, tha ai për Front Online.

Gëlltitja e fjalëve të Kurtit gjendet te neni 7 i ujdisë evropiane.

Aty thuhet se si Kosova ashtu edhe Serbia angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.

Megjithatë, Arifi thotë se Kosova bëri mirë që nuk e refuzoi planin franko-gjerman.

“Është e pandershme që Qeveria po mundohet me fsheh faktin se ka pranuar implementimin e Asociacionit. Kosova do të gabonte sikurse ta refuzonte planin franko-gjerman”, u shpreh Arifi.

Ky foli edhe për epilogun që priste nga procesi dialogues në tërësi.

“Kosova ka pasë pritje më të mëdha, të mbyllej dialogu me ujdi përfundimtare, me qendër njohjen. Duke mos e mohuar as fajin tnë, njohja është shty për një proces tjetër”. S`kam pa koordinim mes partnerëve ndërkombëtarë kaq të madh që nga shpallja e Pavarësisë”, potencoi Arifi për “Front Online”.

Related Articles