Ish-spiuni britanik thotë se Putini nuk do të jetë më në pushtet

Ish-spiuni britanik thotë se Putini nuk do të jetë më në pushtet

Ish-oficeri i inteligjencës britanike, Christopher Steele, së fundmi u deklarua se ai “nuk e sheh” presidentin rus Vladimir Putin, të jetë në pushtet “tre deri në gjashtë muaj nga tani”.

Duke folur për programin World at One të BBC Radio 4, Steele tha se sapo sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, veçanërisht masat energjetike, të fillojnë të hyjnë plotësisht në fuqi, ditët e Putinit do të fillojnë “të numërohen”.

Christopher Steele, që ishte autor i dosjes Trump-Rusi, vuri në dukje se shëndeti i Putinit po dobësohet. Nëse burimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë të drejtë, tha ai, udhëheqësi rus mund të “paaftësohet” në atë kohë.

Related Articles