Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Edmond Kapllani foli para ndeshjes në emisionin “Kuqezi”. Kapllani u shpreh se stadium Air Albania i përçon një ndjesi të jashtëzakonshme ndërsa shtoi se kuqezinjtë duhet të tregojnë kujdes në goditjet standarte.
Ndjesia që të jep stadium? “Është e jashtëzakonshme, është hera e parë që vij këtu. Mishi më është bërë kokër, jam gati për të luajtur”.
Alternativat e shumta në sulm, luks? “Është luks i madh, për Sylvinhon nuk është problem nëse luan njëri apo tjetri. Asani po tregon një formë shumë të mirë me golat që ka shënuar na ka gëzuar jashtë mase dhe e shoh me shumë pozitivitet sulmin”.
Ku duhet të shfaqim kujdes ndaj Çekëve? “Duhet kujdes në goditjet standarte, e rëndësishme të jemi në lojë në 10-15 minutat e para dhe shpresoj në një rezultat pozitiv”.