Ish ushtari i UÇK-së largohet nga Kosova, vajza e tij: Ju UÇK-ja asnjëherë nuk u vlerësuat e nuk u respektuat

Ish ushtari i UÇK-së largohet nga Kosova, vajza e tij: Ju UÇK-ja asnjëherë nuk u vlerësuat e nuk u respektuat

Qasja e qeverisë ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç duket ka bërë që njëri nga ushtarët e UÇK-së ta lë Kosovën e të largohet në drejtim të shteteve të Evropës.

Ky ish-ushtar është Naser Berisha, për largimin nga Kosova të të cilit, ka bërë një postim vajza e tij, Vijona Berisha

Në postimin e saj, Vijona, thotë se, ajo e kupton babanë e saj që nuk e ka të lehtë ta lë Kosovën, pasi që ky i fundit ka qenë pjesë e UÇK-së.

Ajo shton duke thënë se UÇK-ja nuk u vlerësua e nuk u respektua asnjëherë, kësisoj, veteranëve të UÇK-së nuk po ju mbetet asgjë veç se ta braktisin Kosovën e të largohen për në Evropë në mënyrë që t’i mbajnë familjet e tyre me para.

“Babi rrugë të mbarë, e di që nuk është e lehtë për një ushtar të devotshëm të UÇK-së, ta lesh vendin tënd që të bredhësh rrugëve të Evropës, por ju Ushtria Çlirimtare e Kosovës asnjëherë nuk u vlersuar, asnjëherë nuk u respektuar. Andaj nuk ju mbet asgjë tjetër përveç të largoheni nga vendi juaj që dhat djersë e gjak, sot ti u detyrove ta braktisesh atdheun, mundin, folenë, vendin dhe Familjen tende, e sot ti drejtohesh gurbetit për të mbajtur familjen me para Hallall”, ka thënë Vijona.

Related Articles