Ish-ushtari i UÇK-së: Sot s’po na mohohen të drejtat nga Millosheviqi, por nga Qeveria e shtetit për të cilin dhamë gjithçka

Ish-ushtari i UÇK-së: Sot s’po na mohohen të drejtat nga Millosheviqi, por nga Qeveria e shtetit për të cilin dhamë gjithçka

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, ka mbajtur fjalim para protestuesve të cilët janë mbledhur sot në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për të kundërshtuar Ligjin për pagën minimale, në të cilën nuk përfshihen veteranët.

Ajeti ka thënë se kush do ta kishte menduar që më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, do të mblidheshin për të kërkuar edhe një herë të drejtat e tyre.

E sipas tij, ato të drejta sot s’po mohohen nga regjimi i Millosheviqit, por nga Qeveria e shtetit për të cilin siç thotë ai, dhanë gjithçka.

“Kush do ta kishte menduar, gati 25 vjet pas përfundimit të luftës, duhet të dilnim këtu për të kërkuar edhe një herë liri dhe të drejtat tona. Sot ato nuk po na mohohen nga një regjim i tmerrshëm i Millosheviqit, por nga Qeveria e shtetit për të cilin dhamë gjithçka. Por dita paska ardh. Sot jemi para Qeverisë të cilën e kemi çliruar me gjak e sakrificë. Për veteranët e UÇK-së ende po veten kriminelët serbë. Kjo nuk na kallxon befasi. Ne edhe sulmet e befasishme të armikut, i kemi kthyer në kundërsulm. Jemi këtu që me fjalën e lirë për trajtimin e padinjitetshëm që po na bëhet në kufi të tradhtisë. Për të drejtat tona dhe për ta kundërshtuar këtë Qeveri që po merr direktiva nga Serbia. Në koordinimin me Rajdoiçiqin, i la veteranët jashtë pagës minimale. Presidente Vjosa Osmani, mos e dekreto ligjin që i përbuz veteranët, përndryshe do të përballeni me ne, me protesta të vazhdueshme”, ka thënë ai.

Related Articles