Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si u bë pjesë e të pames së tij: U dha lajmi se unë isha vrarë (VIDEO)

Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si u bë pjesë e të pames së tij: U dha lajmi se unë isha vrarë (VIDEO)

Nëntori historikisht është muaji i ngjarjeve të mëdha për shqiptarët.

Përpos Ditës së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912-të, e lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, 28 nëntori i 97-tës, është data kur doli në publik Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ish-ushtari i UÇK-së në Klan Kosova solli një rrëfim interesant të jetës së tij.

Januz Goxuli, ka treguar se si u bë pjesë e të pames së tij.

“Në fshatin Vuçak, e kam pasur një hallë aty jam takuar me disa nga nipat. Ata kur më panë më thanë “A gjallë je a?”, pasi që ishte dhënë lajmi se unë isha vrarë kur kemi rënë në pritë duke u kthyer nga Shqipëria. Pra, në media kinse unë dhe disa të tjerë jemi vrarë”, tha ai.

“E kam dëgjuar këtë edhe pasi jam kthyer. Edhe duke patrulluar duke i ndalë veturat, e dëgjoja emrin tim në radio. Bile, njëherë i pata thënë një shoferit, që ky jam unë, por të kam ndaluar”, tha ish-ushtari i UÇK-së.

Related Articles