Samuel Eto’o është dënuar me 22 muaj burg me kusht pasi u deklarua fajtor për mashtrim tatimor.
Ish-futbollisti i Barcelonës, Interit e Chelseat pranoi se ka mashtruar thesarin public prej 3.3 milionë funtesh ndërmjet viteve 2006 dhe 2009, ndërsa ishte në Barcelonë, raporton TheSun.
Eto’o më parë fajësoi agjentin e tij Jose Maria Mesalles për evazionin fiscal, i cili gjithashtu është dënuar me një vit burg me kusht.
Në gjykatë, Eto’o iu referua Mesalles si një figurë baba, duke thënë: “I pranoj faktet dhe do të paguaj, por le të dihet që atëherë kam qenë fëmijë dhe kam bërë gjithmonë atë që më kërkonte babai”.
Eto’o ka shlyer pjesërisht tarifën që i detyrohet dhe është urdhëruar të paguajë 1.5 milion funte të tjera gjobë, dhe Mesalles 776,000 funte.
Kamerunasi nuk ka paguar taksën për të ardhurat që ka marrë nga transferimi i të drejtave të imazhit të tij nga Puma te Barcelona midis 2006 dhe 2009.