Ish-zëdhënësi i KEDS: Ngjarja me një të vrarë e 21 të plagosur ndodhi në lokalin e Uran Ismailit

Ish-zëdhënësi i KEDS: Ngjarja me një të vrarë e 21 të plagosur ndodhi në lokalin e Uran Ismailit

Viktor Buzhala, ish-zëdhënësi i KEDS, ka thënë se lokali ku ndodhi ngjarja e rëndë me një të vrarë e 21 të lënduar e plagosur, është pronë e nënkryetarit të PDK’së, Uran Ismailit.

“Ështe lokali i tij dhe aty kanë ndodhe vrasje e 100 t’zeza vazhdimisht”, është shprehur Buzhala.

Buzhala ka theksuar edhe faktin se ky rast nuk ka ngjallur reagime, duke marrë parasysh se i takon nënkryetarit të PDK-së.

Shkrimi i plotë:

“Dmth 21 të lënduar e pIagosur, një i vrarë në lokalin e nënkryetarit të PDK’së, Uran Ismailit. Asnjë media nuk po e ceke qe ai eshte lokali i tij dhe aty kane ndodhe vrasje e 100 t’zeza vazhdimisht. Mendojeni me pas kanë lokali i dikujt ne pushtet, menjehere kishin thirre protesta. E, imagjinoni me pas kanë rast i vrasjeve të përserituna ne kete lokal famkeq, e lokali mos me u mbylle.

A e dini pse nuk reagojne: Se Uranin e kane shok te ngushte e rrine dite e nate me te. Ai duhet arrestu qysh sot.

Kur thash dje sa po nisna me qene agresiv kunder qeverise, po kthehna, per qeto pune e kisha fjalen. Une nuk mund te rreshtohem krah njerzve qe per shkak te bizneseve te tyne vriten njerez”. /Gazeta Enigma

Related Articles