Ish-zyrtarët e Trumpit kundërshtarët më të zëshëm të kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë

Ish-zyrtarët e Trumpit kundërshtarët më të zëshëm të kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë

Ish-sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper e quajti atë si “kërcënim për demokracinë”. Ish-këshilltari i Sigurisë kombëtare, Jon Boldon e kishte shpallur si “të papërshtatshëm për president”. Dhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence ka refuzuar ta përkrah, duke përmendur “dallimet e thella”, thuhet në analizën e publikuar në agjencinë e lajmeve “Associated Press”.

Kur Donald Trumpi po bën përpjekje për president për herë të tretë, ai është duke u kundërshtuar nga një grumbull zyrtarësh, të cilët janë duke paralajmëruar për rrezikun në rast se ai kthehet në pushtet dhe kanë ofruar parashikime të frikshme për SHBA-në dhe sundimin e ligjit nëse ka sukses fushata e tij, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Është një grup i madh kundërshtish, rast i paprecedent në epokën moderne, që vijnë nga ata përjetuan nga afër sjelljen e Trumpit si president dhe turbullirat që pasuan.

Sarah Matthews, ish-këshilltare e Trumpit, e cila ka dëshmuar para Dhomës së Përfaqësuesve për rastin e 6 janarit dhe shumë të tjerë, janë duke paralajmëruar për kërcënimin që po i kanoset SHBA-së nga Trumpi dhe është “shqetësuese” se sa anëtarë të stafit të tij janë duke e kundërshtuar.

“Këta njerëz kanë punuar nga afër dhe personalisht. E kanë parë stilin e tij të lidershipit”, ka thënë ajo.

“Amerikanët duhet të dëgjojnë se çfarë kanë për të thënë këta njerëz sepse ata që kanë punuar me Trumpin janë duke thënë se është i papërshtatshëm për mandatin e dytë”, ka shtuar ajo.

Mirëpo kundërshtarët e tij janë pakicë. Ligjvënësit republikanë dhe zyrtarët e partisë e kanë përkrahur Trumpin. Disa si me dyshim, të tjerët me entuziazëm.

Related Articles