Ish-zyrtari amerikan Christopher Hyland, deklaroi se konstituimi i Kuvendit do të ndodhë.
Sipas tij, edhe formimi i Qeverisë do tè bëhet, tutje mendon se partitë opozitare duheht t’ia lejojnë Kurtit edhe një mandat.
“Takimi shkoi shumë mirë. Ai është një njeri me vetëbesim dhe autoritet. Kjo krizë që po kalon Kosova do të tejkalohet dhe vendi do të ketë një të ardhme më të mirë. Konstituimi i Kuvendit do të ndodhë, ashtu si edhe formimi i Qeverisë. Albin Kurti beson se kjo periudhë do të kalojë. Besoj që nëse presidenti Trump do të ishte kryeministër i Kosovës do të ndiqte të njëjtën politikë. Kosova do të jetë dhe duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe çfarëdo tensionesh të ketë tani, janë të përballueshme. Kosova duhet ta zgjidhë çështjen e saj me Serbinë. Serbia është duke e bllokuar progresin, sepse ata përfitojnë shumë kur nuk ka progres, marrin shumë shpërblime nga BE dhe Rusia”, tha Hyland./GazetaEnigma/