Ish-zyrtari i Doganës, i përfshirë në aktivitete spiunazhi, ishte pushuar nga puna 20 vjet më parë

Ish-zyrtari i Doganës, i përfshirë në aktivitete spiunazhi, ishte pushuar nga puna 20 vjet më parë

Dogana e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të dy personave në Ferizaj nën dyshimin për veprën penale “spiunazhi”.

Në një deklaratë për media, Dogana e Kosovës ka sqaruar se njëri nga të arrestuarit, i identifikuar me inicialet B.Sh., kishte qenë i punësuar në këtë institucion por ishte pushuar nga puna 20 vjet më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.

Sipas Doganës së Kosovës, shkarkimi i B.Sh. kishte ardhur si rezultat i shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës, të cilat kishin të bënin me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Që nga ajo kohë, B.Sh. nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës.

Related Articles