Policia njofton se janë arrestuar dy persona në fshatin Gllarevë të Klinës, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policor për ndërprerjen e punimeve që të dyshuarit ishin duke i bërë pa leje.
Në njoftim tutje bëhet e ditur në vendin e ngjarjes ishin edhe inspektorët komunal, derisa njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndim trupor.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policor për ndërprerjen e punimeve që të dyshuarit ishin duke i bërë pa leje ndërtimi. Në vendin e ngjarjes ishin edhe inspektorët komunal dhe njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndim trupor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në njoftim.