Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet para gjykatës në Montpellier të Francës.
Një burrë ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar veten.
Çifti rreth të 60-ave ishin në proces divorci dhe do të paraqiteshin në gjykatë për seancën e radhës.
Fillimisht u hodhën dyshime mbi një sulm të mudnshëm terrorist, por më pas policia njoftoi se kishim të bënim me një burrë i cili ekzekutoi bashkëshorten e tij.
“Ne nuk jemi në një skenar terrorist” , por në një rast që përfshin “një burrë dhe një grua që po ndaheshin” , sqaroi më pas për AFP një burim pranë autoriteteve.
“Një grua që u qëllua nga burri i saj, i cili më pas kreu vetëvrasje”, tha një oficer policie në Montpellier për AFP.
“Ata kishin një seancë për divorcin e tyre, kur dolën nga gjykata ndodhi krimi i rëndë. Secili ishte rreth 60 vjeç ”, tha një burim tjetër policor për AFP.
/Euronews Albania/