Një grua dhe një burrë në Gjakovë, po dyshohet se janë përleshur mes vete, derisa ishin në gjendje të dehur.
Policia, rastin e ka cilësuar si dhunë në familje.
E dyshuara është arrestuar ndërsa i dyshuari tjetër ëshë larguar në drejtim të panjohur.
“Është raportuar se dy të dyshuar një femër kosovare dhe një mashkull kosovar në gjendje të dehur, janë përleshur në mes vete. E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma
Ishin të dehur, rrahen një grua dhe një burrë në Gjakovë
