Ishte aksidentuar në Klinë dy muaj më parë, burri vdes në QKUK

Ishte aksidentuar në Klinë dy muaj më parë, burri vdes në QKUK

Një burrë, i cili ishte përfshirë në një aksident, më 18 tetor, ka vdekur, përderisa po merrte ende trajtim në QKUK.

Aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Ymer Berisha”, në Klinë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

Njoftimi i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Ymer Berisha, Klinë 18.10.2022 – 09:10. Lidhur me rastin, më 09.12.2022 nga QKUK është informuar se viktima mashkull  kosovar ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Related Articles