Ishte burgosur në vitin 1994 dhe liruar 2016 – 25 milionë dollarë për 22 vite të humbura kot prapa grilave

Ishte burgosur në vitin 1994 dhe liruar 2016 – 25 milionë dollarë për 22 vite të humbura kot prapa grilave

Juria federale e SHBA-së urdhëroi që Eddie Bolden nga Chicago të paguhej më shumë se 25 milionë dollarë sepse kaloi 22 vjet në burg për një krim që nuk e kreu.

Bolden nuk u lirua nga burgu deri në vitin 2016, megjithëse ai pretendonte me këmbëngulje pafajësinë e tij.

Eddie Bolden u dënua për dy vrasje në vitin 1994. Në padi, detektivët janë fokusuar tek ai si i dyshuar dhe kanë shpërfillur deklaratat e dëshmitarëve të cilët kanë thënë se ai ndodhej në lokalin përballë të cilit ndodhi vrasja.

“Ky verdikt është lirimi i plotë i Eddie Bolden”, tha avokati i tij, Ronald Safer në një deklaratë për CBS News. Qyteti duhet t’i paguajë kompensim Bolden, sipas AP.

Juristët urdhëruan gjithashtu dy detektivë policie që t’i paguanin Bolden 100 mijë dollarë.

Irving Clayton dhe Derrick Fraser u vranë më 29 janar 1994 dhe veturës në të cilën ndodheshin iu vu zjarri. Disa dëshmitarë pohuan se Bolden ishte në një restorant peshku në kohën e të shtënave, sipas CBS Chicago. Por vëllai i njërës prej viktimave, i cili gjithashtu u plagos nga të shtënat, e identifikoi Bolden në stacionin e policisë si vrasës.

Bolden u dënua me burgim të përjetshëm, por ai u deklarua i pafajshëm për një kohë të gjatë. Gjykata e Apelit në Illinois vendosi në vitin 2014 që Bolden tregoi se avokati i tij ishte joefektiv në gjyq duke mos thirrur dëshmitarët që e panë në restorant. Gjykatësi fillimisht urdhëroi një gjyq të ri, por në vitin 2016, Zyra e Prokurorit të Qarkut Cook e pushoi çështjen dhe Bolden u la i lirë.

Departamenti Ligjor i Chicagos tha se ishte “duke rishikuar vendimin dhe duke vlerësuar mundësitë ligjore”./Gazeta Enigma/

Related Articles