Ishte duke udhëtuar me motoçikletë, bie aksidentalisht nga ura 16-vjeçari në Përmet

Ishte duke udhëtuar me motoçikletë, bie aksidentalisht nga ura 16-vjeçari në Përmet

Një 16-vjeçar ka rënë nga ura në një zonë në Përmet, teksa ishte duke lëvizur me motor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në rrugën kombëtare Këlcyrë-Përmet, në urën në hyrje të Njësisë Administrative Piskovë.

Adoleshenti teksa po drejtonte një motoçikletë ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash duke pësuar lëndime trupore.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Euronews.al

Related Articles